Duke nisur nga ndeshja e Serie B, Spezia-Bari 0:0 (e lauajtur dje ), në fushat e lojës ka debutuar kartoni i kundërt me të tjerët, ai që vlerëson të mirët: do të jetë i gjelbër dhe do të jepet nga gjyqtari në fund të ndeshje për protagonistë të veprimeve shembullore të fair-play. Iniciativa është bërë nga Liga e Futbollit në Itali dhe shoqata e gjyqtarëve (Aia) që ka si synim ekskluzivisht vlerësimin e gjesteve të veçanta që karakterizojnë sportivitetin në lojën e futbollit. Ata që do të marrin karton të gjelbër do të vlerësohen për respektin, kulturën dhe përgjegjshmërinë sportive. Kartoni i gjelbër do të jepet nga gjyqtari në fund të ndeshje, në konsultim me bashkëpunëtorët e tij dhe emri i futbollistit apo trajnerit që ka marrë kartonin e gjelbër do të shkruhet në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe në fund të sezonit do të vlerësohen ata që kanë marrë më shumë kartonë. Ky karton do të jepet protagonistit në dorë, kur mbaron ndeshja.