DYLON

Sergjani mundet të bëhet edhe babadimër por, ai është veç anëtar kuvendi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Fakti që anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga komuniteti serb Sergjan Mitroviq, është pjesë e strukturave paralele pasi ai ditë më parë është zgjedhur edhe ”Kryetar i Gjilanit”, strukturë paralele me seli në fshatin Kufcë të Gjilanit, po vazhdon të komentohet nga faktori shqiptar. Kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku- Rexhepi shprehet për Portalin 2LONLINE se nuk e meriton kjo çështje të ketë pompozitet të tillë megjithatë, mendimi i saj është që Sergjan Mitroviqi vazhdon të jetë anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilani, si i zgjedhur që përfaqëson komunitetin e tij dhe se i tillë do të jetë derisa të vazhdojë të respekton punën e Kuvendit, rregulloren dhe ligjin për qeverisje lokale mbi të cilat punon ky organ më i lartë në Komunë, i cili zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, në pajtim me ligjin për zgjedhjet lokale.

Kryesuesja Bunjaku-Rexhepi tha tutje se Mitroviq do të trajtohet si gjithë të tjerët që janë pjesë e Kuvendit, sepse është anëtar i këtij organi ndërsa ajo se çfarë bënë në jetën private jashtë punës së kuvendit është çështje e tij.

EkoHigjiena

“Ai mundet atë kohë të tij ta kalojë edhe duke vrapuar, apo mund të bëhet edhe babadimër, dhe në këto festat e fundvitit t’i urojë qytetarët e Kuvcës, thjesht ai kohën e lirë mund ta shfrytëzojë si të dojë vet, të vet shpallet e të vetzgjidhet, por unë do ta respektojë rregulloren e Kuvendit dhe ligjin për vetëqeverisje lokale dhe konform kësaj do të veprojë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.

Ndërsa, sa i përket reagimit të opozitës për këtë çështje, kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi , tha se opozitën nuk mund ta brengos ky fenomen ma shumë se pozitën, por atë si kryesuese nuk i bënë përshtypje kjo vetshpallje se nuk vlen.  “Andaj suksese e shëndet, për kohën e lirë ku e kalon Sergjan Mitroviq. Mua kjo nuk më hyn në punë por ai në Kuvend duhet ti respektojë ligjet e Republikës së Kosovës sepse me këto ligje duke i respektuar ka marr votat për asamble”, ka thënë kryesuesja Bunjaku-Rexhepi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.