DYLON

Sergjan Mitroviq përjashtohet prapë nga seanca

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sergjan Mitroviq, këshilltar komunal në Kuvendin komunal të Gjilanit morri pjesë në seancën e sotme të Kuvendit Komunal por vetëm për pak minuta, pasi me kërkesë të anëtarëve të Kuvendit,që kërkuan sërish përjashtimin e tij, një gjë edhe ndodhi dhe për përjashtimi të tij edhe u votua unanimisht. Me që Mitroviq refuzoi ta lirojë sallën, kryesuesja e Kuvendit Valentina Bunjaku-Rexhepi detyrua të kërkoi pauzë dhjetë minutash.
Përndryshe, në arsyetim, Kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku- Rexhepi tha se Kuvendi mori vendim për përjashtimin nga mbledhja e sotme të anëtarit të KK-së Sergjan Mitroviq. me kërkesë të anëtarëve ët Kuvendit të komunës së Gjilanit me arsye se i njëjti është emëruar nga Qeveria e Serbisë në pozitën e ushtruesit të detyrës të kryetarit të organit të përkohshëm i të ashtuquajturës Komunës së Gjilanit me seli në fshatin Kuvc, si strukturë paralele e Qeverisë së Serbisë e instaluar në komunë ne Gjilanit .

Obligohen organet kompetente komunal që në bashkëpunim me MAPL dhe KQZ të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zëvendësimin e z. Sergjan Mitroviq me anëtar tjetër nga po njëjti subjekt politik, ka thënë kryesuesja Bunjaku-Rexhepi.

EkoHigjiena

Momentalisht Kuvendi ndodhet në pauzë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.