/2L ONLINE/ – Sergjan Mitroviq, anëtar në Kuvendin Komunal të Gjilanit erdhi edhe në seancën e sotme, por vetëm për pak minuta, pasi me kërkesë të anëtarëve të Kuvendit, u kërkua dhe u votua sërish për përjashtimin e tij. Kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku- Rexhepi ka thënë se Mitroviqi nuk ka sjellë me shkrim atë që iu është kërkuar edhe gjatë seancave të kaluara se është vetëm anëtar i Kuvendit Komunal, e jo i strukturave paralele.
Siç dihet Kuvendi tani e sa seanca po merr vendim për përjashtimin nga mbledhja e anëtarit të KK-së Sergjan Mitroviq. me kërkesë të anëtarëve të Kuvendit të komunës së Gjilanit me arsye se i njëjti është emëruar nga Qeveria e Serbisë në pozitën e ushtruesit të detyrës të kryetarit të organit të përkohshëm i të ashtuquajturës Komunës së Gjilanit me seli në fshatin Kuvc, si strukturë paralele e Qeverisë së Serbisë e instaluar në komunë ne Gjilanit.
Përndryshe me që Mitroviq nuk solli atë që iu është kërkuar u votua që ai ta lirojë sallën. Fillimisht ai refuzoi duke kërkuar vendimin për këtë dhe kur kryesuesja e Kuvendit Valentina Bunjaku-Rexhepi kërkoi një pauzë pesë minutash për t’ia përgatitur vendimin, Mitroviq doli nga salla dhe kuvendarët vazhduan punën. /2L ONLINE/