Sergjan Mitroviq largohet nga Kuvendi, votohet për përjashtimin e tij nga seanca
/2L ONLINE/ – Seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Gjilanit nuk ka mundur të procedojë me rendin e ditës, për më tepër se dy orë, pasi është krijuar situatë e re, pas zgjedhjes së Sergjan Mitroviqit “kryetari Gjilanit’, i strukturave paralele serbe, kur njëherësh është edhe anëtar i Kuvendit të Gjilanit si dhe kërkesës së këshilltarëve të tjerë që ai të deklarohet qartë rreth kësaj çështje, sepse nuk mund të jetë edhe kuvendar i një organi të Republikës së Kosovës, por edhe pjesë e strukturave paralele të një shteti tjetër. Pas debatit dhe kërkesave të shumta, kuvendi shkoi për pak minuta pauzë ndërsa me t’u kthyer atëherë pasoi kërkesa e kryesueses, e bërë në emër të pozitës dhe opozitës, që anëtari i Kuvendit Sergjen Mitroviq të deklarohet a është vetëm anëtar i Kuvendit dhe i respekton legjislacionin e vendit, por nga Mitroviq erdhi një përgjigje e tillë q sërish bëri që të ketë pauzë. Mitroviq tha se kjo kërkesë që i bëhet nuk është konformë ligjit , ai këtu është i zgjedhur i popullit, dhe se nuk do ta merr parasysh këtë kërkesë. Ngulja këmbë e tij për të mos u deklaruar qartë në kërkesën e Kuvendit, bëri që të kërkohet pesë minuta pauzë , në ndërkohë ai megjithatë doli nga salla, ndërsa Kuvendi unanim votoi për përjashtimin e tij nga seanca e sotme, për mosrespektim të Kuvendit, rregullave të saj. Përndryshe ja çfarë u tha nga disa anëtarë Kuvendi për këtë situatë të krijuar. Sahit Abazi ( PDK) Abazi ka kërkuar të sqarohet kjo çështje, pasi Sergjan Mitroviq nuk mund të jetë edhe pjesë e strukturave paralele të një shteti tjetër, edhe të jetë pjesë e Kuvendit të Gjilanit . Ai tha se pikërisht strukturat paralele që janë ilegale e dimë si e kanë penguar edhe integrimin e këtij komuniteti dhe se Mitroviq duhet t’i respektojë institucionet e Republikës së Kosovës ku si anëtar i Kuvendit është zgjedhur për të përfaqësues komuniteti serb. Ai ka kërkuar ta merr Kuvendi një qëndrim për këtë. Selami Xhemajli (AAK) Xhemajli ka kërkuar që Sergjan Mitrobviq të deklarohet para këtij Kuvnedi për këtë çështje dhe se nëse ëshët e vërtetë ajo që është thënë në publik se ai është pjesë e strukturave paralele, ky është një hap që duhet të dënohet. Mitroviq si akt moral druhet të jep dorëheqje ose duhet të shkarkohet nga Kuvendi sepse nuk mund të jetë pjesë e strukturave ilegale të një shteti tjetër , ti përfaqësojë interesat e Serbisë. Për më tepër ai duhet ta dijë se ëndrrat e tij për Serbinëç në Kosovë kanë përfunduar më 1999. Nevzad Isufi (Vetëvendosje) Isufi ka thënë se nëse është zgjedhur “kryetar i Gjilanit”, i strukturave paralele, Mitroviq do të duhej të ndiqej nga prokuroria sepse ka bërë vepër penale. Ai ka kritikuar ehe policinë edhe prokurorinë që nuk po veprojnë duke e quajtur ktë skandaloze dhe se sipas tij, Mitroviq duhet të dorëhiqet vet apo edhe të shkarkohet . Bajram Hasani (NISMA) Hasani ka kërkuar po ashtu që Kuvendi të mos procedojë tutje me pikat e rendit të ditës pa u deklarua Mitroviq dhe se ai duhet të deklarohet se a e njeh Republikën e Kosovës, a e njeh Kuvendin Komunal të Gjilanit si legjitim dhe nëse jo atëherë ai nuk ka çfarë kërkon këtu, mund të shkojë ku të dojë në Serbi, Nish…por jo në Kosovë a Gjilan, apo në Kuvendin Komunal. Arben Mehmeti (LDK) Mehmeti ka thënë se për me qenë pushteti funksional , në shërbim të legjislacionit të Republikës së Kosovës, Sergjan Mitroviq nuk është dashtë t’i lejohet fare të hyjë në seancën e sotme, në objektin e kuvendit Komunal, deri në qartësimin ligjor të kësaj çështje. E drejta e ankesës pastaj le t’i takojë atij, e jo ne anëtarët e Kuvendit tani të merremi me ankesa pse ai është sot këtu kur është pjesë e strukturave paralele, për shkak se veprimi i tij e ka krijuar një situatë që e ka cenuar legjislacionit e Republikës së Kosovës, si dhe ka provokuar rëndës institucionin e Kuvendit të Komunës. Dhe, për derisa të mos qartësohet ligjërisht kjo çështje atij nuk do të duhej t’i lejohej qasje në Kuvend. Përndryshe, edhe anëtarët tjerë kryesisht folën në këtë frymë duke u pajtuar me propozimet dhe më pas si rrjedhojë ndodhi ajo e lartshënuar. /2L ONLINE/
