DYLON

Sergjan Mitroviq, edhe me ne, edhe me ata?!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sergjan Mitroviq, këshilltar në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga komuniteti serb, është zgjedhur kryetar i të ashtuquajturës Komunë paralele e Gjilanit, e cila gjendet në fshatin Kufcë të Gjilanit. Mitroviq është emëruar si kryetar i organit të përkohshëm, pasi që është shkarkuar kryetari i përkohshëm i komunës paralele, Zoran Stojkoviq.

2L ONLINE, ka kontaktuar në telefon Mitroviq-in, por ai as nuk e ka mohuar të jetë pjesë e strukturave paralele serbe, e as nuk e ka pohuar. Se, Sergjan Mitroviq, është zgjedhur Kryetar i të ashtu quajturës Komunë paralele e Gjilanit, me procedurë të rregullt dhe për këtë ekzistojnë dëshmi në gazetën zyrtare dhe Portalin e Qeverisë së Serbisë. Por, Mitroviq, edhe në një emision të Radio Televizionit serb PULS, ka pranuar se ‘’para tri ditëve rreth orës 14:00 është bërë pranim dorëzimi i detyrës’’, duke ftuar të gjithë serbët ‘’që ti drejtohen Komunës në fjalë për të shfrytëzuar shërbimet e këtij organi me seli në Kufcën e Epërme’’.

EkoHigjiena

Sërish jemi munduar të kontaktojmë me Mitroviqin, mirëpo ky i fundit nuk na ka hapur telefonin, madje pas disa minutash ai e ka fikur plotësisht telefonin. Ndërkohë ekipi ynë ka udhëtuar drejt fshatit Kufcë ku aty gjendet objekti i Komunës paralele të Gjilanit dhe jemi munduar të marrim një prononcim, mirëpo edhe pse Mitroviq-i gjendej në punë, neve nuk na është lejuar të flasim me të sepse sipas punëtorëve, ai është i nxënë në një takim si dhe pret një delegacion nga Serbia.

Se Sergjan Mitroviq-i është zgjedhur Kryetar i Komunës paralele të Gjilanit, është njoftuar kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, e cila ka theksuar se “në bazë të rregullores në fuqi ka procedura që duhet të respektohen dhe nëse këshilltari në fjalë është pjesë e strukturave paralele serbe, do të shikohet mundësia e  procedurave per shkarkim”.

/Edona JERLIU/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.