/2L ONLINE/ – Tashmë serbët kanë arritur objektivat e tyre strategjitke mbi pjesën veriore të vendit. Pas rivendosjes së barrikadës së re (të hekurt) mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë, vënjes së gurthemelit të projektit kolonizues e të ashtuquajtures “Lugina e Paqës”, marrjes së vendimit për ngritjen e shtatores së “Car Llazarit”,…po kërkojnë edhe caktimin e vijes kufitare të ndarjes së qytetit të Mitrovicës, që njiherit do të jetë vijë ndarëse e sovranitetit me dy shteteve (Serbi-Kosovë).
Siq e ceka më sipër, Serbia ka arritur objektivat e saj ndaj Kosovës, sa për ilustrim po i përmendi vetëm disa prej tyre;
-ndarjen territoriale të Kosovës në baza etnike,
-ndarja e veriut me krijimin e Asociacionit të Komunave serbe ( në Bruksel ),
– transformimi (përmes decentralizimit) i enklavave në komuna serbe në brendi të vendit,
-fuqizimi i kishave dhe manastireve serbe (“Metohi-tokë e kishave”), si asnjëherë më parë gjatë historisë (vetëm Manastiri i Deçanit ka gllabëruar rrethë 24 hektarë toka shqiptare, plus 800 hektarë si zona të mbrojtura),
-amnistimi i kriminelëve serb të luftës,
-ruajtja e sovranitetit të dyfisht mbi Kosovë,…e shumë e shumë elemente tjera që dëmtojnë rëndë shtetësinë dhe sovranitetin e vendit tonë-Republikës së Kosovës.
Kjo bëhet më e dhimbshme kur i shtojmë faktin tjetër, që Serbia gjakatare në kurriz të Kosovës fitoj edhe statusin kandidat për antarsim në BE, pa u ditur fati i mbi 1600 shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Të gjitha këto, pushtuesit verior të vendit tonë i arritën nëpërmjet bisedimeve politike në Bruksel, apo më mirë është të themi i muarën dhuratë nga qeveria kuislinge në Prishtinë.
Kosova, plaçkë lufte e liderëve partiak
Favoret (të mirat) që liderët e korruptuar kosovar i bënën Serbisë përmes të ashtuquajturave bisedime (“teknike”) politike në Bruksel, asnjë lider i një kombi tjetër nuk do t’ua nënshkruante për asnjë çmim dhe asnjë një popull tjetër nuk do të pajtohej kaq lehtë me një tradhëti të tillë!
Kjo e vërteton për të satën herë faktin, se liderët tonë, nuk e trajtuan asnjërë Kosovën si atdhe të tyre por si “plaçkë” lufte me të cilën dhe për të cilën negociuan pamshirshëm, duke tkurrur territorin dhe sovranitetin e vendit të tyre sikur të ishte më tepër se plaçkë lufte,…sikur ky të ishte territor i një vendi tjetër!
Arritjet e deritanishme politikës serbe ndaj Kosovës mund të jenë të mjaftueshme për mosvazhdimin e dialogut me palën kosovare. Pasi ata (serbët) muarën krejtë çka deshtën, ndërsa palës kosovare ua lanë si ngushllim në dorë MSA-në apo thënë ndryshe të “trashtë” e surlës, duke i lënë shqiptarët e Kosovës të vetmit në Ballkan të getoizuar, pa të drejtë levizje të lirë drejt vendeve të BE-së dhe të pashpresë për jetë në vendin e vet.
Problemi i barrikadës së re mbi Urë, përveq se një simbolikë, mbetët edhe pikë reference e ndarjes së sovranitetit mes serbëve dhe shqiptarëve, mes veriut e jugut të Mitrovicës, dikur qytetit të përbashkët të Minatorëve, krenarisë sonë kombëtare.
Të ndalet trendi i pazareve politike
Megjithatë nostalgjia e liderëve kosovar për t’u takuar me ata serb nuk ka të ndalur!
Liderët kosovar bëjnë gara cili të ulet i pari në tavolinën e bisedimeve me Serbinë,…jo që e bëjnë për t’i sjellë ndonjë të mirë popullit apo vendit të tyre, por e bëjnë për privilegje dhe beneficione personale që ju sjellë prezenca e tyre në tavolinë me palen serbe në Bruksel.
Është momenti i fundit që të ndalet trendi i pazareve politike i pushtetarëve aktual me sovranitetin dhe integritetin e vendit.
Që kjo të ndodhë sa më shpejt, duhen protesta dhe demonstrime të fuqishme gjithëpopullore, për ti dhënë fund politikave diskriminuese të udhëhequra nga partitë bizare shqiptare, që kanë vjedhur, shitur pasuritë e Kosovës, thyer dhe plagosur shpirtërat e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.
Kosova ka nevojë për ndryshime rrënjësore, përveq largimit të pushtetarëve aktual, duhen ndryshime edhe brenda institucioneve shtetërore që janë nën thundren e pushtetarëve aktual.
Vetëm me një guxim qytetar, organizim të përbashkët të partive opozitare me shoqërinë civile, intelektual të pavarur, analist dhe gazetar të ndershëm mund ta bëjmë Kosovën vend demokratik, pa hajna, pa milioner uzurpator, pa politikan kriminel, pa gjyqtar dhe prokuror të korruptuar, largimin e policëve sherbëtor të pushtetarëve, e deri të pastrimi “kimik” i administratës publike të korruptuar.
Duhet larguar sa më parë këtë klasë politike kriminale, të korruptuar, të shantazhuar dhe të pa moralshme,…duhet larguar sa më parë nga pushteti shkelësit e kushtetutës, vjedhësit dh plaçkitësit e shtetit, ata që shkelën mbi sovranitin dhe integritetin territorial të vendit.
“Negociatorëve” kosovar do u bie ndërmend të i vëjnë kushte Serbisë vetëm atëherë kur kjo e fundit të zyrtarizoj ndarjen etnike në kancelaritë përendimore. Ndoshta kjo do të vjenë me një tëndencë për larjën e mëkateve të shumta,…por do të jetë tepër vonë!/2L ONLINE/