Kryetari i Shoqatës serbe për luftimin e kancerit paralajmëron se vitin e ardhshëm përfundon e ashtuquajtura “periudhë latente”.
“Në Serbi vitin e ardhshëm pritet eksplodimi i sëmundjeve të llojeve të ndryshme të karcinomit, gjë që është pasojë e bombardimeve të NATO-s, paralajmëron Sllobodan Çikariq, kreu i shoqatës për luftimin e kancerit. Ai shtoi se në institutin e Vinçës afër Beogradit edhe më tutje ruhen në kushte joadekuate materialet radioaktive të grumbulluara pas bombardimeve.
“Vlerësoj që në Serbi vitin e ardhshëm nga të gjitha llojet e tumoreve do të sëmuren 40 mijë persona dhe se do të vdesin 22 mijë të sëmurë”, tha Çikariq, duke sqaruar se në mot përfundon e ashtuquajtura “periudhë latente”, përkatësisht koha kur pas ekspozimit ndaj materialeve radioaktive, siç është uraniumi 238, paraqiten sëmundjet e kancerit.
“Periudha mesatare latente për tumore është 15 vjet, që do të thotë se kjo periudhë përfundon në vitin 2014, pasi që bombardimi i Serbisë me uranium të varfëruar ka qenë në vitin 1999”, sqaroi ai. /Titulli.com/