DYLON

Serbia vazhdon të zhvillojë ndeshje ilegale në Kosovë, Crvena Zvezda do të vijë në Mitrovicë

Serbia vazhdon të zhvillojë ndeshje ilegale në Kosovë, Crvena Zvezda do të vijë në Mitrovicë
Avatar photo Elife Sherifi

Gjatë ditës së martë është hedhur shorti për 1/16-tën e Kupës së Serbisë. Më 25 shtator skuadra nga Beogradi, Crvena Zvezda, do të vijë në Mitrovicë për të luajtur kundër Trepçës.

Këta të fundit bëjnë gara në Ligë në Tretë të Serbisë dhe deri tashti kanë zhvilluar 7 ndeshje.

Ndonëse Federata e Futbollit e Kosovës vazhdimisht ka tentuar të ndalonte aktivitetin e klubeve serbe në Kosovë, garat po vazhdojnë pa problem.

EkoHigjiena

Përmes një letre zyrtare drejt UEFA-së dhe FIFA-së, FFK kishte kërkuar që të ndërhyjë në Federatën Serbe të Futbollit për të ndaluar këto gara ilegale që zhvillohen në territorin e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.