Serbia vazhdon të shfaqë hapur pa durueshmërinë ndaj shqiptarëve

Serbia vazhdon të shfaqë hapur pa durueshmërinë ndaj shqiptarëve

Të mërkurën, shteti kriminal i Serbisë ka demonstrua forcën me avionë luftarakë mbi territorin e Kosovës Lindore, duke tentuar që të përhapë frikë tek popullata shqiptare, që jetojnë në Kosovën Lindore.

Shkruan: Enver Haziri

Serbia edhe pse mundohet dhe pse thirret se kinse mundohet të jetës shtet “demokratik” para Evropës, ajo vazhdimisht po bënë shkelje më flagrante të të drejtave të njeriut, duke i diskriminuar shqiptarët në gjitha sferat e jetës, duke shfaqur hapur pa durueshmërinë ndaj shqiptarëve. Siç u pa, ajo përdori mjetet moderne të dhunës dhe të urrejtjes, e që qëllimi mbetet i njëjtë, spastrimi etnik në Kosovë Lindore.

Andaj, shikuar dhe analizuar gjendjen dhe sjelljen e shtetit serb ndaj popullatës shqiptare në Kosovë Lindore, shteti i Republikës së Kosovës duhet të alarmojë Bashkësinë Ndërkombëtare, e që në instancën e fundit, pse jo të vendosen masa reciprociteti ndaj serbëve të Kosovës.

Po ashtu, duke i parë këto rrethana, shpresojmë shumë që qeveria e shtetit amë, Republikës Shqipërisë, të reagojë dhe t’u dalë në ndihmë jo vetëm për shkak të zhvillimeve të fundit, por të jetë afër qytetarëve të saj në vazhdimësi, sepse Republika e Shqipërisë e ka obligim që të kujdeset për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve, mandej jo vetëm obligim moral, por e ka edhe detyrim kushtetues, edhe atë dispozita kushtetuese e nenit 8, parashihet shprehimisht si në vijim:

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.
2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.
3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare”.

Prandaj, arsye e apelimit është që sa më shpejtë të reagohet, që mos të bëhet shumë vonë e të shkaktohet dhunë apo pasoja tjera, për ta marr mundin pastaj për të reaguar, e për ta përmbyllur me një fjalë këtë shkrim, kërkoj vetëm “Mos i leni jetim qytetarët tuaj!”.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE