DYLON

Serbia të detyrohet t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve

Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, ka deklaruar se Serbia duhet të detyrohet që t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ai ka shprehur optimizëm se kjo do të ndodhë gjatë procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE. Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka pranuar se për shqiptarët e kësaj ane opsioni më i mirë është fitorja e Aleksandër Vuçiqit sesa e ultra nacionalistëve. “Duke pasur parasysh se ne shqiptarët në Luginë e kemi të vështirë ta gjejmë variantin më të mirë, duhet të zgjedhim mes varianteve më të këqija. Megjithatë, ky kryeministër, i cili është orientuar të bashkëpunojë me BE-në dhe do të detyrohet të bashkëpunojë edhe sa i përket respektimit të standardeve për pakicat, është opsioni më i mirë sesa opsionet ultra nacionaliste të tjera, të cilat tani janë futur në parlament”, ka thënë Kamberi.

EkoHigjiena

Ai e ka ftuar gjithë lidershipin politik të Luginës dhe dy qeveritë shqiptare, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës, të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare për t’i bërë presion Serbisë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë trevë. “Ajo që mbetet është se ne me angazhimin tonë, duke shpresuar edhe në ndihmën që do të kemi nga Kosova dhe Shqipëria, ta bindin bashkësinë ndërkombëtare që të ndikojë në qeverinë serbe që të drejtat e shqiptarëve t’i respektojë sipas standardeve të përcaktuara”, është shprehur Kamberi.

Për më tepër:
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=84736&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.