DYLON

Serbia po i afrohet Rusisë, Perëndimi kërkon sqarime

Avatar photo Redaksia

Ambasadat  e vendeve më të fuqishme perëndimore në Beograd janë shumë të shqetësuara me deklaratat e kryeministrit serb Ivica Daçiq se “Perëndimi po ia  afron Serbinë Rusisë”. Ato këtë deklaratë e interpretojnë si kthesë proruse të  njeriut të parë që Qeverisë serbe, shkruan sot gazeta “Danas”, duke u thirrur në burime të mirinformuara nga Qeveria e Serbisë. Te këto burime, siç thotë gazeta, kanë shkuar reagime shqetësuese të shumë ambasadave, përkatësisht si lutje për sqarim të mesazheve të Daçiqit për agjencinë Associated Press.

Ambasadat tani po i analizojnë me kujdes deklaratat e Daçiqit me frikën se kryetari serb Tomislav Nikolq, të cilin përgjithësisht e konsiderojnë “njeri rus”, do të ketë një aleat ithtar në marrëdhëniet kurrë më të afërta të Beogradit e të Moskë, shkruan gazeta.

EkoHigjiena

“Ata (në Perëndim) që e kritikojnë Serbinë për afri dhe partneritet me Rusinë duhet të pyeten pse nuk i kanë ofruar marrëdhënie të tilla Serbisë. Unë Perëndimit i flas me këmbëngulje se Serbisë i duhet partneritet edhe në Perëndim…Por ata nuk janë fare të interesuar”, ka deklaruar Daçiq për agjencinë AP.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.