Ambasadat e vendeve më të fuqishme perëndimore në Beograd janë shumë të shqetësuara me deklaratat e kryeministrit serb Ivica Daçiq se “Perëndimi po ia afron Serbinë Rusisë”. Ato këtë deklaratë e interpretojnë si kthesë proruse të njeriut të parë që Qeverisë serbe, shkruan sot gazeta “Danas”, duke u thirrur në burime të mirinformuara nga Qeveria e Serbisë. Te këto burime, siç thotë gazeta, kanë shkuar reagime shqetësuese të shumë ambasadave, përkatësisht si lutje për sqarim të mesazheve të Daçiqit për agjencinë Associated Press.
Ambasadat tani po i analizojnë me kujdes deklaratat e Daçiqit me frikën se kryetari serb Tomislav Nikolq, të cilin përgjithësisht e konsiderojnë “njeri rus”, do të ketë një aleat ithtar në marrëdhëniet kurrë më të afërta të Beogradit e të Moskë, shkruan gazeta.
“Ata (në Perëndim) që e kritikojnë Serbinë për afri dhe partneritet me Rusinë duhet të pyeten pse nuk i kanë ofruar marrëdhënie të tilla Serbisë. Unë Perëndimit i flas me këmbëngulje se Serbisë i duhet partneritet edhe në Perëndim…Por ata nuk janë fare të interesuar”, ka deklaruar Daçiq për agjencinë AP.