DYLON

Serbia plotëson kushtet në fushën e arsmit ndaj BE-së, pakica shqiptare pa zgjidhje

Avatar photo Redaksia

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Bojan Stevic, mori pjesë në nënshkrimin e aneksit të Memorandumit për bashkëpunim për tekstet botuese në gjuhën dhe shkrimin e pakicave kombëtare.

Me këtë marrëveshje plotësohen kushtetet për përgatitjen dhe shtypjen e librave që mungojnë për vitin shkollor 2017/2018, shkruan Titulli.com

EkoHigjiena

Sipas tij ky memorandum është në harmoni me implementimin e planit aksional për kapitullin 23 dhe planit askional për realizimin e të drejtave të pakicave.

Kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes institutit për tekste, ministrisë së arsimit dhe zhvillimit të teknologjisë dhe përfaqësuesëve të 8 këshillave kombëtare.

Shteti i Serbisë përmes këtyre marrëveshjeve po plotëson kushtet ndaj Bashkimit Evropian ndërsa pakica shqiptare pas shumë përpjekjeve akoma nuk ka zgjidhur qështjen e teksteve në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe ato të mesme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.