DYLON

Serbia përzihet edhe në zgjedhjet parlamentare

Avatar photo Redaksia

Ngjashëm me zgjedhjet lokale edhe zgjedhjet parlamentare pritet të mos kalojnë pa interferimin e Beogradit përmes vendosjes së disa kushteve që ndërlidhen me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje.

Një kundërshtim fillestar i Beogradit rreth pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje, ndërlidhet me Ligjin e ri për zgjedhjet parlamentare i cili ka paraparë disa përkufizime të reja në lidhje me votimin jashtë Kosovës.

EkoHigjiena

Mirëpo, Ligji i ri i sapopërgatitur dhe miratuar në parim në Kuvend, tashmë po shihet i pazbatueshëm në rast se zgjedhjet shpallen për muajin qershor. Ky ligj, nuk i ka kaluar ende procedurat finale të miratimit dhe hyrjes në fuqi, kurse flitet për një proces zgjedhor që mund të organizohet në fund të majit apo nga mesi i qershorit., shkruan Tribuna

Por, as ligji i vjetër, sipas bindjeve të Beogradit, të cilat po shprehen nga zyrtarët e qeverisë së atjeshme, nuk do të jetë i mjaftueshëm që autoritetet e serbe t’u bëjnë thirrje subjekteve politike dhe komunitetit serb në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.