DYLON

Serbia pastron rrugët e Graçanicës

Avatar photo Redaksia

Rrugët e komunës së Graçanicës janë duke u pastruar nga kompania “Magjistralja” nga Beogradi. Kjo kompani po e bënë këtë vetëm në raste emergjence dhe atë pa asnjë ngarkesë buxhetore për pushtetin lokal, raporton Klan Kosova. Kështu thotë edhe drejtori i shërbimeve publike në këtë komunë, Zoran Danilloviq

“Magjistralja ka të nënshkruar memorandum me komunën e Graçanicës që në territorin e komunës të ndihmojë në situata të jashtëzakonshme, ku bie sasi e madhe e borës dhe kompania “Europark” nuk mund të pastrojë të gjitha rrugët”, ka thënë Daniloviq për Klan Kosova.

EkoHigjiena

Kompania “EuroPark është e angazhuar që të pastrojë të gjitha rrugët e kësaj komune, por kompania serbe “Magjistralja” është angazhuar si ndihmesë nga qeveria në Beograd.

“Magjistralja është e regjistruar si kompani në Beograd dhe pagesat e tyre i bënë Serbia. Ndërkaq komunës së Graçanicës i ndihmojnë pa pagesë në mënyrë vullnetare”, ka thënë drejtori Daniloviq.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.