Serbia nuk duhet t’i kushtëzojë shqiptarët të jetojnë brenda Serbisë për t’i pajisur me shtetësi

Serbia nuk duhet t’i kushtëzojë shqiptarët të jetojnë brenda Serbisë për t’i pajisur me shtetësi

Serbia nuk duhet t’i kushtëzojë shqiptarët të jetojnë brenda Serbisë për t’i pajisur me shtetësi. Përse ky kriter nuk vlen edhe për minoritetet tjera që jetojnë brenda dhe jashtë Serbisë?

Shkruan: Fikri Mehmeti

e sponzorizuar

Shteti Serb është duke shkelur të drejtat elementare të njeriut derisa nuk po i pajisë me kartë identiteti shtetasit e saj të cilët kanë zgjedhur të punojnë, studiojnë ose martohen në vende jashtë Serbisë. Kushtëzimi i saj që patjetër të jetosh brenda Serbisë (përmes të ashtuquajturës ”proverë”), që pastaj të kesh të drejtë të pajisesh me kartë identiteti, është absurde dhe kundër të drejtave të njeriut për të jetuar në vende të ndryshe për një jetë më të mirë.

Serbia duhet të zhvishet nga ksenofobia dhe urrejtja etnike ndaj qytetarëve Shqiptar të jugut të Serbisë, të cilët gjatë luftës së fundit 1999-2001, janë larguar nga vendbanimet e tyre nga Serbia, dhe tani e 18 vite jetojnë në Kosovë, Shqipëri dhe vende të BE-së. Kur këta qytetarë duan ta marrin letërnjoftimin ose pasaportën nga vendlindja, shteti Serb kërkon që ata të kalojnë nëpër procedurën e vërtetimit (proverës) se a është duke jetuar në Serbi, apo jo. Dhe kjo padrejtësi është vetëm për shqiptarët, jo edhe për etnitë tjera.

Është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut kushtëzimi që dikush të heq dorë nga të jetuarit në Kosovë, Shqipëri ose Gjermani, dhe të kthehet në vendbanimin e shkatërruar ku shteti serb nuk ka investuar aspak për ngritjen ekonomike, infrastrukturore dhe nuk ka ofruar kushte elementare për të jetuar. Nuk mund ti thuash dikujt lëre Gjermaninë, eja jeto në mal, pa shtëpi, pa rrugë, pa kanalizim, pa ujësjellës pa drita, pa ambulantë afër, pa postë, pa telefon, pa asgjë, sepse shteti serb nuk ka investuar në vendbanimet shqiptare siç ka investuar në fshatrat të banuara me serb.

Pasivizimi i shtetësisë, mosdhënia dhe mosnjohja e shtetësisë që shteti serb po ia bënë minoriteti Shqiptar të cilët jetojnë brenda dhe jashtë Serbisë, do ti bëhet e ditur Komisionit Evropian, Ambasadave të vendeve të Quint-it, Parlamentit të Evropës, dhe organizatave për të drejtat e njeriut. Ky fenomen është heshtur për 18 vite por tani që Serbia i ka të hapura kapitujt me BE-në, nuk do të heshtim derisa ti plotësoje tërësisht të drejtat e minoritetit Shqiptar në Serbi.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE