DYLON

Serbia në panikë nga aktivizimi i ROSU-së

Avatar photo Redaksia

E përditshmja serbe “Kurir” po e sheh me shqetësim vendimin e presidentes, Atifete Jahjaga për vënien në gjendje gatishmërie Njësitin e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës “ROSU”.

Kurir ka raportuar se grupi i njësisë speciale është stacionuar në dy pozicione strategjike, në Han të Elezit në pikën kufitare me Maqedoninë, dhe në Gjilan, rreth kufirit me Serbi dhe Maqedoni, transmeton Indeksonline.

EkoHigjiena

Vendimi për aktivizimin e “ROSU-së” e mori dje Presidentja Jahjaga, bashkë me Kryeministrin Mustafa, dhe ministrin e brendshëm, Skëndër Hysenin pas një takimi emergjent mbi situatën e jashtëzakonshme në Kumanovë të Maqedonisë. http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=159529

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.