Me shkasë- me rastin e paralajmërimit që të mbahet nesër më 25 shtator referendumi i Republikës Serbe për deklarim nëse e mbështesin vendimin që data 9 janari të festohet si data e Entitetit Serb në Bosnjë e Hercegovinë
Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercegovinës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës,Sanxhakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare
Shkruan: Refik HASANI
Referendumi i paralajmëruar nëse qytetarët e Republikës Serbe do të deklaroheshin për mbështesin vendimin që data 9 janari të festohet si dita e Entitetit ku në këtë datë në vitin 1992 Serbët në Bosnjë deklaruan shkëputje nga Bosnja e Hercegovina dhe shpallën shtetin e tyre. Në shpalljen apo ndalimin e këtij referendumi përveç Presidencës së përbashkët të tri Etniteteve që e përbëjnë Bosnjë Hercegovinë dhe Parlamentit të kësaj Federate do të jen përgjegjëse edhe dyja shtetet tjera fqinje të Bosnjës që janë Kroacia dhe Serbia si palë nënshkruese dhe garantuese e marrëveshjes së Dejtonit të arritur në vitin 1995. Mbajtja e këtij referendumi do të implikonte seriozisht edhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.
Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e Dejtonit dhe që po e mbështet bashkëkombësit e vetë në Bosnjë atëherë parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të ndal e pengoj Republika e Serbisë mbajtjen dhe ri-konfirmimin në Krahinën e Sanxhakut që është i populluar me shumicë Boshnjake. Pas këtij referendumi një gjë të tillë zinxhirore do të mbanin edhe Entitetit Kroat i Bosnjë e Hercegovinës. Nëse vërtet mbahet ky referendum atëherë edhe këso referendume,do organizoheshin edhe në Rajonet apo krahinat të banuara me shumicë jo serbe, si në :
– Vojvodinë,
– Rajonin e banuar me Bullgarë dhe
– Medvegjë, Bujanoc, Preshevë ku edhe u mbajt referendumi më 1 dhe 2 mars 1992
Republika e Serbisë në këtë rast do të jetë përgjegjëse për mos respektimin e marrëveshjes së Dejtonit dhe
shthurjen, mos funksionimin e Bosnjë e Hercegovinës si një shtetë që aqë shumë investoi faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar. Nëse mbajtja e referendumit në Republikën Serbe, të Bosnjë e Hercegovinës do të nxisë edhe mbajtjen dhe ri-konfirmimin e referendumeve tjera dhe prishjen e marrëveshjes së Dejtonit këtë përgjigje do të japë koha. Serbia nuk mundë në njërën ana të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercegovinës, kurse në anën tjetër t’ua mohon Vojvodinës,Sanxhakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare të mbajnë apo organizojnë referendum.