DYLON

Serbia insiston për gjykata në veri

Avatar photo Redaksia

Disa diplomatë të BE-së pranojnë se, me gjithë përshtypjen që mund të fitohet nga deklaratat publike për përparim, ka ende shumë ngecje në zbatimin e Marrëveshjes së arritur në dialog, sidomos rreth gjykatave.

Edhe për mandatin e misionin që do ta pasojë EULEX-in tash është e rëndësishme që të arrihet pajtim më 12 shkurt, për të ditur se si do të jetë përbërja e gjykatave në “rajonin e Mitrovicës”, shkruan “Koha Ditore”.

EkoHigjiena

Pala serbe ka pranuar se insiston që në veri të Mitrovicës të ketë gjykata, të cilat do të përfshinin vetëm komunat e veriut me shumicë serbe. Sipas tyre “kjo ka qenë edhe logjika e Marrëveshjes së prillit”.

Por qeveria e Kosovës e sheh ndryshe këtë marrëveshje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.