Serbia i diskriminon shqiptarët, u ndalon të mësojnë me libra shqip nga Kosova
Shkruan: Refik HASANI
/2L ONLINE/ – Serbia nuk i ka lejuar librat shqip që ishin me dedikim për nxënësit e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevë. Këto libra si një donacion nga Ministra e Arsimit të Kosovës ishin që nga muaj shtator 2015 ishin “burgosur” në terminalin doganor të Preshevës. Pikërisht në këtë ditë një mars ku para 24 viteve është mbajtur referendumi për Autonomi Poltiko-Territoriale apo bashkëngjitë me Kosovën amë. Shqiptarët diskriminohen në kuptimin më klasik. Në këtë krahinë shqiptare u hoq lapidari i UÇPMB-ës më 20 janar 2014. Në Kosovë nxënësit e pakicës Serbë i gëzojnë të gjitha të drejtat pasi mësojnë me plan dhe program të Serbisë. Minoriteti Serbë në Kosovë ka edhe Universitet në Mitrovicë e mos të flasim për shkolla të mesme, libra e literaturë tjetër shkollore.
Republika e Kosovës të kërkoj reciprocitet edhe në aspektin shkollor,nostrifikim të diplomave dhe librave.
Vetë Kryeministri i Serbisë Aleksandër VUÇIQI,në një vizitë që ia bëri Bujanocit së fundi e paralajmëroi që nuk lejohet që të mësohet për dëshmorin e Kombit Adem Jashari,kjo ka arsye që i pengon. Në Kosovë nuk dihet se çka përmbajnë librat e historisë dhe si na quajnë neve shqiptarëve. Serbia e konteston Republikën e Kosovës,kurse shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë na mohon të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive dhe jemi të diskriminuar. Tirana dhe Prishtina zyrtare të vazhdojnë raportet miqësore me Beogradin. /2L ONLINE/
