Nga gjithë situata e krijuar rreth shkuarjes apo jo të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në Beograd, në fund humbës ka qenë Serbia.
Ish i dërguari Special i Bashkimit Evropian për Kosovë, Wolfgang Petrisch në një intervistë për RTK-në ka theksuar se nga gjithë situata e krijuar rreth shkuarjes apo jo të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në Beograd, në fund humbës ka qenë Serbia.
Sipas ish diplomatit austriak, Serbia sërish e ka humbur një rast për të dëshmuar konstruktivitet, sidomos në këtë fazë kur po zhvillohet një dialog i rëndësishëm ndërmjet dy shteteve.
“Iniciativa për t’i dërguar zëvendëskryeministrit Thaçi ftesë për të shkuar në Beograd ka qenë shumë e mirë. Është mjaft dëshpëruese që Serbia humbi këtë mundësi të krijuar nga OJQ-të serbe me ndihmën e Ambasadës britanike në Beograd”, ka theksuar Petritsch.
Megjithatë, Petritsch ka thënë se refuzimit të Beogradit nuk duhet dhënë ndonjë rëndësi të veçantë, meqë dialogu duhet të vazhdojë edhe më tutje.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=27966