DYLON

Serbia fut hundët edhe në futboll, FFK i reagon ashpër

Serbia fut hundët edhe në futboll, FFK i reagon ashpër
Avatar photo Elife Sherifi

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar ashpër për tendencat e Serbisë pas lajmit se ky vend do të organizojë zgjedhje në të ashtuquajturën Federatë Serbe të Futbollit për Kosovë.

FFK dënon ashpër dhe i kundërshton fuqishëm këto zgjedhje dhe se , ‘FFK-ja, ka ndarë rrugët me Serbinë qysh në vitin 1991, ndërsa kjo ndarje është forcuar dhe vulosur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008’, thuhet ne reagim.

Ky është reagimi i plote FFK-së:

EkoHigjiena

Pas lajmit se Serbia do të organizojë zgjedhje në të ashtuquajturën Federatë Serbe të Futbollit për Kosovë, Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër dhe i kundërshton fuqishëm këto zgjedhje dhe si të tilla nuk sjellin e prodhojnë asnjë efekt  juridik, veçsa i dëmtojnë përpjekjet e FFK-së që po punon fort për integrimin e komunitetit serb në futboll dhe sjellin huti te futbollistët serb.

FFK-ja, ka ndarë rrugët me Serbinë qysh në vitin 1991, ndërsa kjo ndarje është forcuar dhe vulosur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008. FFK-ja tashmë është pjesë me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA dhe është i vetmi organ që ka të drejtën e organizimit të futbollit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Së këndejmi çdo tendencë për të themeluar një të ashtuquajtur Federatë serbe të futbollit për Kosovë për të  organizuar gara në futboll, është e papranueshme dhe e konsiderojmë si ndërhyrje të drejtpërdrejtë  në autonominë e FFK-së. Ndaj, FFK-ja nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që një organizatë e tillë ilegale të organizojë gara në territorin e vet.

Serbia, në këtë kohë po proklamon pajtimin me shqiptarët dhe njohjen e Kosovës, por veprimet e saja flasin të kundërtën e kësaj, madje ajo shkon aq larg sa përpiqet, jo vetëm në aspektin politik, por edhe sportiv ta dëmtojë Kosovën dhe po punon në çdo segment ta defaktorizojë dhe angazhohet  për zhbërjen e shtetit të Kosovës. Kjo nuk do të ndodhë në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim.

Ndaj, i bëjmë thirrje Serbisë që menjëherë të heq dorë nga këto veprime, sikur që ftojmë të gjitha organet tona shtetërore, në veçanti MKRS–në dhe  KOK-un të reagojnë ashpër për parandalimin e këtyre veprimeve.

Sikur, që ne do të reagojmë edhe të dy shtëpitë e futbollit, ajo Evropiane dhe Botërore, pjesë e së cilave është FFK-ja  që të ia tërheqë vërejtjen Serbisë që ta ndalojë me këso lloj veprimesh. FFK-ja është e përkushtuar që të punojë edhe më tutje për përfshirjen e futbollistëve dhe ekipeve serbe në garat e futbollit të Kosovës, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ne duam  të besojmë, se të gjitha institucionet e Kosovës politike dhe sportive do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për parandalimin e veprimeve të tilla, sikur që besojmë dhe shpresojmë se Serbia, do të ndalojë me veprime të tilla edhe për të mirën e komunitetit serb.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.