DYLON

Serbi nga Lugina vret nënën me thikë

Avatar photo Redaksia

Policia e Jagodinës mbrëmë ka arrestuar Goran Krstiq (43) për shkak të dyshimit se me thikë kuzhine në shtëpinë familjare në Jagodinë ka therë nënën e tij.
Siç transmeton Titulli njoftimin e policisë, i arrestuari të dielën në mbrëmje rreth orës 19:30h me ndihmën e thikës ka prerë në fyt nënën e tij Mira Krstiq (76). Gruaja e pafat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vrasësi menjëherë pas tragjedisë ka ikur nga shtëpia, mirëpo policia ka arrit që shpejt ta arrestoj. Goran Krstiqit iu është caktuar mbajte prej 48 orëve pas së cilës do t’i dorëzohet gjykatësit hetues të Gjykatës së Lartë në Jagodinë për shkak të veprës penale, vrasje.

EkoHigjiena

Sipas mediave serbe familja Krstiq vinte nga komunat Preshevë apo Bujanoc derisa drejt Jagodinës ishin shpërngulur më shumë se dhjetë vite.

Gorani deri para disa viteve ka bashkëjetuar me një grua, mirëpo për shkak që pinte alkool gruaja ishte ndarë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.