Serbia është tronditur nga lajmi se adoleshentja, Ivana Podrashçiq nga Batajnica, vetëm 14-vjeçe është gjetur e masakruar në afërsi të një shtëpie të braktisur në Rakovicë.
Hetuesit kanë nisur menjëherë hetimet dhe kanë kapur edhe vrasësin e krimit brutal.
Vajza, sipas prindërve, më 29 korrik kishte dalë me miqtë dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi, transmeton “Novosti”.
Ajo kishte humbur për më shumë se dy muaj, derisa familjarët kishin shpresuar ta gjejnë të gjallë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Sipas mediave serbe, vrasësi i cili tashmë ka pranuar krimin është Darko Kostiq (39) me dosje kriminale.
Autori i krimit, më 31 korrik, në shtëpinë e braktisur, kishte dhunuar e më pas vravë 14 vjeçaren duke e goditur me shati, trupin e pajet të së cilës e kishte mbështjellë me batanije dhe sfungjer, duke e varrosur në oborrin e shtëpisë.
Dy ditë para gjetjes së Ivanës, në të njëjtën shtëpi, vrasësi Darko Kostiq kishte dhunuar kushërirën e saj. Ai është zbuluar nga policia serbe falë poligrafit meqë viktima e dytë pasi ishte dhunuar, kishte arritë që të ikë nga shtëpia duke liruar veten dhe rastin e kishte paraqitur në polici./Tittulli.com/