DYLON

Serbët shkelin marrëveshjen për ndërtimet te Kroi i Vitakut

Avatar photo Redaksia

Pavarësisht marrëveshjes së arritur mes kryetarit të Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri dhe asaj veriore, Goran Rakiq, që në lagjen Kroi i Vitakut të ndërpriten punimet nga të dyja palët deri më 20 maj, një gjë e tillë nuk po respektohet nga banorët serbë.

Ata kanë shfrytëzuar këtë vakum duke vazhduar punimet në ndërtimin e objekteve. Kjo situatë po i shqetëson banorët shqiptarë të kësaj lagjeje, sipas të cilëve nëse deri më 20 maj nuk arrihet ndonjë marrëveshje për rifillim e ndërtimit të shtëpive, atëherë situatën do ta marrin në duar të veta, transmeton RTKlive.

EkoHigjiena

Përfaqësues të Lagjes “Kroi i Vitakut”, thonë se serbët e përdorin dialogun si pretekst për mos ndërprerjen e punimeve dhe realizimin e skenarëve të tyre.

Për më tepër:
http://www.rtklive.com/?id=2&r=30993

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.