DYLON

Serbët presin numër të madh të mandateve në Kuvend?

Avatar photo Redaksia

Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, është e kënaqshme dhe tregon unitetin e tyre, vlerësojnë politikanët serb të Kosovës dhe zyrtarë të qeverisë serbe.  Kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se zgjedhjet kanë kaluar të qeta dhe sipas të dhënave të këtij subjekti, kanë votuar rreth 53 mijë serbë në gjithë Kosovës, prej të cilëve 15 mijë e 327 nga katër komunat e veriut të vendit.

Ai pret që serbët do të marrin më shumë se 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, të cilat i kanë të garantuara.

EkoHigjiena

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, i uron serbët e Kosovës për pjesëmarrje në zgjedhje, duke i lavdëruar për, siç thotë, “nivel të lartë të përgjegjësisë”.

Ndryshe, Jabllanoviq konsideron se tash e tutje, serbët nuk do të marrin asnjë vendim pa bashkëpunuar me Qeverinë e Serbisë. Ndërkaq, Gjuriq vlerëson se me pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, serbët kanë treguar se qëndrojnë me shtetin e Serbisë.

Ndryshe, serbët e katër komunave të veriut të Kosovës, për herë të parë kanë marrë pjesë në zgjedhje parlamentare të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.