DYLON

Serbët letër Beogradit: Shqiptarët po na blejnë pronat me fondin për Luginën

Avatar photo Redaksia

“Lëvizja për komunën e Bujanocit” ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që përmes punësimeve të ndryshme dhe stimulimit të veprimtarive private t’i mundësojë mbijetesë popullatës serbe në këtë rajon

“Lëvizja” serbe në letrën e hapur nga Qeveria e Serbisë kërkon që të ndërmarrë masa të menjëhershme, sidomos kur bëhet fjalë për stimulim të bujqësisë dhe zhvillimin e turizmit në Banjën e Bujanocit dhe Prohor Pçinjski, pasi siç thuhet “kjo nuk është e mundshëm me qeverisjen e tanishme lokale.

EkoHigjiena

“Me këtë qëllim ne edhe matej propozojmë formimin e dy qeverisjeve lokale në territorin e komunës së Bujanocit, që sa më shpejt ti zgjidhim problemet”, thuhet në këtë letër të cilën  e transmeton portali Titulli.

Letra me këto kërkesa të serbëve të komunës së Bujanocit ka ardh pas vendimit të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës për formimin e një Fondi për komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

“Lëvizja për komunën e Bujanocit” vlerëson se nga ky fond shqiptarët do të blejnë pronat serbe, duke theksuar se nuk është sekrete se pse vazhdon ky presion për të marrë komunën e Bujanocit dhe Preshevës dhe bashkimin e saj me “shtetin e imagjinuar Kosovën”.

“Për ta Korridori 10 (autostrada) është lidhje me botën. Asnjë pjesë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka një rëndësi të tillë gjeografike”, thuhet matej në letër.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.