DYLON

Serbët e Kosovës tmerrohen nga Jonuz Musliu, kërkojnë gjykim

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare “Srpska”, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që të deklarohen për, siç thonë, “kërkesën për ndarje të shqiptarëve nga jugu i Serbisë dhe bashkimin e tyre me Kosovën”.

“Iniciativa Qytetare ‘Srpska’, që është politikisht aktive në Kosovës dhe së cilës më për hir të serbëve që jetojnë në këto anë i intereson të ruhet paqja dhe stabiliteti në këtë pjesë të Ballkanit, apelon në qetësimin e kësaj retorike të përfaqësuesve të caktuar të autoriteteve lokale. Prandaj, ftojmë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që publikisht të gjykojnë deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliut, dhe të përjashtojnë çdo tension në rajon që mund të jetë rezultat i retorikës të tillë”, thuhet në një deklaratë të tyre, transmeton RTK.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare “Srpska”, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që të deklarohen për, siç thonë, “kërkesën për ndarje të shqiptarëve nga jugu i Serbisë dhe bashkimin e tyre me Kosovën”.

Ju përkujtojmë se Musliu ka thënë javën e kaluar se presidenti rus Vladimir Putin inkurajon shkëputjen e Luginës nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës.

“Serbët nga Kosova frikësohen nga një deklaratë e nxituar nga përfaqësuesit e komunave fqinje, të cilat lehtë dhe të shpejt në gjendje mund të rriten në paqëndrueshmëri, por edhe të zgjerohen në tërë rajonin”, vazhdon kumtesa e tyre

“Nëse Krimeja e Ukrainës do t’i bashkëngjitet Rusisë duke u thirr në referendum, kjo gjë lehtëson proceset në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën, sepse ne më herët kishim referendum të tillë”, ka thënë Jonuz Musliu, ish-kreu i UÇPMB-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.