DYLON

Serbët e Kosovës kundër vizitës së Jahjagës në Beograd

Avatar photo Redaksia

Vizitat e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës në Beograd, nga serbët e Kosovës po shihen si diçka që tregon se edhe një shtet shqiptar po formohet në Ballkan.

Ata e akuzojnë Beogradin për tradhti. Ditë më parë në Beograd ishin dy ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e ftesë për të qëndruar në një takim atje, ka edhe Presidentja Atifete Jahjaga.

EkoHigjiena

Për udhëheqësin e serbëve të veriut të Kosovës, Marko Jaksic, kjo vizitë do të thotë edhe një tradhti e radhës që autoritetet serbe në Beograd, po bëjnë ndaj Kosovës.

“Pas nënshkrimit të Traktatit të Brukselit, që do të thotë shkëputje e Kosovës nga Beogradi, tashmë është duke u lëvizur në drejtimin e krijimit të një shteti tjetër shqiptar në Ballkan”, ka thënë Jaksic.

Ai beson se vizita e Presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi shërben vetëm sa për t’i larë njollat këtij pushteti i cili po aplikon një politikë përmes të cilës po heq dorë nga territoret e Serbisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.