DYLON

Sensorët e shijes ndikojnë në tru, shpresa për të ndaluar humbjen e shijes

Avatar photo Redaksia

Disa qeliza në sensorët e shijes janë të specializuara në shije të veçanta si dhe kanë neurone të veçanta me të njëjtën aftësi si truri.

Sekreti i një “shefi” të mirë ndodhet në trurin tuaj ose më saktë në neuronet të cilat janë të specializuara për kategoritë e shijes që janë: e kripura, e hidhura, e athëta e ëmbla.

EkoHigjiena

Një grup kërkuesish amerikan nga Universiteti i Kolumbias kanë treguar se qelizat që ndodhen për shijen japin informacione të sakta trurit.

Me anë të këtij kërkimi është bërë e mundur që të kuptohet perceptimi i shijes si dhe të rrëzohet miti se shija e ëmbël ndihet vetëm në majën e gjuhës.

Këto përfundime u arritën nga studiuesit nëpërmjet një eksperimenti të kryer me minjtë e laboratorit.

Kaviet janë ushyqer me produkte kimike për të shkaktuar një reagim për pjesën e kripur, të hidhur, të athët apo të ëmbël, për tu monituruar më pas se çfarë ndodhte në trurin e tyre.

Shkencëtarët shpresojnë që me anë të këtyre eksperimenteve të arrijnë të ndalojnë humbjen e shijes tek të moshuarit apo të sëmurëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.