DYLON

Sendërtimi i poezisë përmes hipër/realizmit, në poezinë e Faruk Buzhalës

Sendërtimi i poezisë përmes hipër/realizmit, në poezinë e Faruk Buzhalës
Avatar photo Redaksia

Nga: Emi Krosi

Në kohën kur shkruan poezi pafund me mbi/stoqe botimesh, pak ka vlera dhe pjesa tjetër është “krunde”. Por si dallohet vlera? Nga mënyra, sesi autori e paraqet realitetin përmes vetvetes. Pastaj, ata që arnojnë vargjet, që marrin diku ca dhe diku ca të tjera ose…ose ata/ato që mbledhin ca fjalë si poezi post/moderne me vargje të lira. Por, mirë se erdhët në hipër/realizëm. 

EkoHigjiena

Në takimin poetik të Lezhës, poeti Faruk Buzhala, më dhuroj librin e tij “Flluska në erë” dhe më kërkoj një “premtim”: më premton se do ta lexosh?. Po; – iu përgjigja! Dhe libri i tij, që në titulli ka një ironi të thellë surreale deri në sarkazëm ose ( humor të zi) që herë kalon në bruleks dhe herë në absurd. Një poezi që na çon në hipër/realizëm, një trend i ri poetiko/letrar me vargjet: ironia plekset në fytyrë,/mendimet që moti janë ngërthyer,/ nga mediokriteti/…/ në sy shfaqen imazhe surreale,/ edhe pse në trend është hiper/realizmi! (2023: 75), nga poezia “Surreale”, sepse surrealja është tashmë hipër/realitet, ku dhe poezia e këtij libri është një” amalgamë fjalësh” ku sundon surrealja dhe hipër/realja. Fjalë që duken pa lidhje, pse me një “gjuhë” nga rrjetet sociale, ku imazhi i njeriut është një hipër/imazh. Njeriu nuk është njeri. Koha nuk është kohë. Poezia nuk është poezi. Fjala nuk është fjalë. Koha/fjala

/shpirti/mendimi/poezia/imazhi, janë “makina digjitale” që na çojnë drejt asgjësë/kotësisë/boshit/ zbrazësisë/ të panjohurës/ padukshmes/ të paditurës/ misterit/ frikës/ ankthit/ stresit/ depresionit etj.  

Poezia ka në qendër njeriun dhe antinjeriun. Ekzistencializmin dhe absurdin. S’ka më dashuri, humanizëm, falje, ndjesi, empati, emocione. Njeriu vetë është një AI. 

Libri është i ndarë në:

1. VARGJE TË VARURA NË VIG ,( poezi me tema universale ku koha dhe mitologjia herë kacafyten herë përqafohen) përmes poezive të shkurtra; muzat i erdhën/ poetit në pleqëri/ i dukeshin si shajnì ( 2023: 52) ku buron sarkazma e autorit për të ” vonuarit” të ashquajturit poetë. 

2. OFSHAMA TË NJË SHPIRTI TË MJERË, ( shpirti është në kërkim të vetvetes), kur ndodhet mes botës së vdekshme dhe asaj të përtejbotës, pra në transhedencë. 

3. NË FESTAT E TYRE, TË DITËVE TË TYRE, ÇDO GJË U SHKONTE PËR FYTYRË, ( transhumanca dhe metamorfoza njerëzore), skajohet përmes vargjeve: nga asgjëkundi u paraqit një njollë,/ thithi gjithçka në vete;/pastaj…/ mbeti një vrimë e zezë në askund (2023: 72), ku poezitë: “Luks dhe mjerim”, “Surreale”, “Frustrim çasti”, “Djajtë kapriçiozë”, “Përgjigje një poeti që shkroi poezi për poetët”, janë poezi ku ngasja surreale klithmon në tjetërsimin e njeriut. Madje në poezinë e fundit, hipër/realja është motivi ku arti/poezia/muzika/kultura/libri nuk janë më, janë vetëm degjenerime të marrëzisë së madhe të post/ modernizmit qëkur njeriu bëhet Nbinjeriu që di çdo gjë, por nuk di as të shkruajë dhe as të lexojë, por është thjesht: njeriu digjital!

4. NË MBRETËRINË E KORONA VIRUSIT, ( ku bota ndaloj dhe njeriu u bë maskë).

5. PËRFLAKJA FLUTURUESE E VARGJEVE, (duke prekur çdo ves dhe persevitet të njeriut dhe shoqërisë).

Poezia “Shtëpi e braktisur” në vargjet: degët e hardhisë zaptojnë qiellin,/tek porta e gurtë vitet mrizojnë,/ sa me vështirësi frymon shtëpi e vjetër,/ shpirtrat e braktisën që moti,/ mureve të saj, tani hijet lodrojnë (2023 :142), sendërtohet braktisja gjithëshqiptare e trojeve tona, ku varfëria dhe diferencimi klasor/ racor/ etnik/ fetar po braktis trojet shqiptare në paqe, jo vetëm në Dardani. 

Poezisë mund t’i qasemi përmes:

– imazhit dhe imazhizmit,

-reales/surreales dhe hipër/reales,

– absurdit, neverisë dhe ekzistencializmit,

– arsyes, përtej/arsyes dhe dukjes e nihilizmit,

– moralit dhe antimoralit, korrupsionit dhe zhbërjes së vlerave,

– mungesave dhe tepricave të shoqërive globaliste, ku njeriu i “vogël” është i padukshëm,

– përmes Mbinjeriut/ Zot dhe metamorfozës së hipokrizisë,

– përmes ironisë dhe sarkazmës, ku mirësia është “vkllavëruar” nga ligësia,

– përmes dritës/dhe errësirës së shpirtrave të revoltuar njerëzorë. 

Së fundmi: për lexuesin e thjeshtë kjo qasje duket e pakuptimshme dhe duhet të lexohet si absurdi i kohës moderne. Nëse, mundoheni ta lexoni në mënyrë klasike si lirikë, do ta kuptoni se dhe post/modernizmi ka “vdekur”, ashtu si vetë liria dhe poezia e “lartë”.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.