DYLON

Senati konfirmon Delawie ambasador të SHBA-së në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar diplomatin Greg Delawie në postin e ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë. Delawie nga Virginia do ta zëvendësojë në këtë pozitë ambasadoren Tracey Ann Jacobson, e cila i jep fund mandatit të saj trevjeçar si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Greg Delawie u përzgjodh nga presidenti Amerikan, Barack Obama në fund të marsit të këtij viti për të drejtuar Ambasadën Amerikane në Kosovë.

EkoHigjiena

Ndërsa ambasadorja në ikje, Tracey Ann Jacobson ka nisur tashmë takimet e lamtumirës nga Kosova. Një takim të tillë ajo e pati dje me Atin Sava Janjiq të Manastirit të Deçanit.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=35410