DYLON

Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka zgjedhur katër anëtarë të KD-së

Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka zgjedhur katër anëtarë të KD-së
Avatar photo Redaksia

Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e radhës që është mbajtur më 26.06.2024,  si pikë të rendit të ditës ka pasur zgjedhjen e katër anëtarëve të Këshillit Drejtues të UKZ-së.

Anëtarët e Senatit pas propozimeve kanë zgjedhur, Prof. Ass. Dr. Drita Kryeziu, Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti, Prof. Ass. Dr. Nexhat Shkodra dhe Prof. Ass. Dr. Selim Daku anëtarë të Këshillit Drejtues të UKZ-së.

EkoHigjiena

Sipas Statutit të UKZ-së, Këshilli Drejtues përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhën nga Senati dhe 3 të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Përbërja e re e KD-së e merr detyrën pas verifikimit të mandatit, në fillim të vitit të ri akademik 2024/2025. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.