DYLON

Sëmundjet teknologjike, shenjë e stilit të keq të jetës

Avatar photo Redaksia

Rritet numri i tekno-sëmundjeve, shqetësimeve që shkaktohen nga ekspozimi ndaj produkteve teknologjike: celularët, OMGJ-të dhe mutacionet që shkaktohen nga teknologjia që merret me klimën dhe ambientin.

Këto probleme, së bashku me duhanin dhe alkoolin, po shndërrohen në faktorë kryesorë për shfaqjen e sëmundjeve që lidhen me stilin e jetës.

EkoHigjiena

Është vërejtur se rritja e numrit të uraganeve dhe furtunave shkakton patologji fizike, traumatike, sëmundje infektive dhe psikologjike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë këmbëngul në faktin se 2,4% e sindromave diarreike dhe 6% të rasteve të malaries në Vendet e Botës së Tretë, shkaktohen nga luhatjet klimaterike. Madje dhe “teprimet” klimaterike si p.sh. periudhat e të nxehtit të madh, lidhen me shtimin e numrit të vdekjeve.

Sëmundjet që shkaktohen nga teknologjia do të jenë objekti i punimeve të seminarit ”Stili i jetës dhe patologjitë që lidhen me të”. Gjatë takimit do të ilustrohen efektet e abuzimit të gjatë me alkoolin, dëmet fizike, psikologjike dhe sociale që provokon.

Ndërsa për sa i përket përdorimit të medikamenteve, një studim i “Censis” ka treguar se në Itali 60,2% e popullsisë mendon se ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.