DYLON

Semimaturantët e SHFMU “Nazim Hikmet” njoftohen me drejtimet profesionale që ofron SHMAT “Sahit Baftiu”

Semimaturantët e SHFMU “Nazim Hikmet” njoftohen me drejtimet profesionale që ofron SHMAT “Sahit Baftiu”
Avatar photo Redaksia

Nxënësit e klasave të nënta të ShFMU “Nazim Hikmet” në Dobërçan, patën mundësinë të ndjekin një prezantim informues për drejtimet profesionale që ofron Shkolla e Mesme e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu “, Gjilan.

Siç njoftojnë drejtuesit e shkollës së Dobërçanit, ky aktivitet shërbeu si një udhërrëfyes i qartë për orientimin e tyre të mëtejshëm arsimor dhe profesional, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së duhur në këtë fazë vendimtare.

EkoHigjiena

Gjatë prezantimit nga ana e dy profesoreshave të kësaj shkolle u paraqitën profilet në fushën e agrobiznesit, si: Kuzhinieri, Teknologji Ushqimore, Agrobiznes, Hortikulturë dhe Mbrojtje e Bimëve, si dhe profili Laborant i Biologjisë. Këto drejtime përfaqësojnë fusha me perspektivë të lartë zhvillimi dhe kërkesë në rritje në tregun e punës, duke ofruar mundësi reale për punësim dhe avancim profesional.

“Zgjedhja e këtyre drejtimeve nuk është vetëm një hap drejt shkollimit të mesëm, por një vendim strategjik për ndërtimin e një karriere të suksesshme. Përmes përkushtimit dhe angazhimit, nxënësit kanë mundësinë të shndërrojnë potencialin e tyre në arritje konkrete dhe të qëndrueshme në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ShFMU “Nazim Hikmet”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.