DYLON

Semimaturantët e Gjilanit rikonfirmunsuksesin e lartë në testin e arritshmërisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – –Përsëritja e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta në Komunën e Gjilanit, vërtetoi edhe njëherë jo vetëm rezultatet e larta të nxënësve tanë,po edhe korrektësinë e gjithë procesit të testimit, organizimin e mirë teknik dhe rezultatet e punës së mësimdhënësve në procesin edukativo-arsimor në ngritjen e cilesisë në arsim.

Kështu ka thënë drejtori I Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, me rastin e pranimit të rezultateve nga ana e Ministrisë së Arsimit.

EkoHigjiena

Testit të arritshmërisë iu shtruan 1887 nxënës , në 7 qendra tëstimit,nën percjelljen e rreptë të 190 administruesëve,7 komisionerëve të DKA-së dhe 21 të MASHT-it.

“Rezultati i arritshmërisë është 76.01 % që, krahasuar me testin e parë të mbajtur më 21.05.2016, është për 2.52 më i ulët. Sipas analizës së rezultateve që kanë bërë zyrtarët e arsimit në DKA,konstatojmë se suksesi i këtij viti mësimor është më i lartë për 1.62 % se në vitin e kaluar. Drejtoria Komunale e Arsimit falënderon Ministrinë e Arsimit Shkëncës dhe Teknologjisë për një vlerësim korrekt dhe publikimin më kohë të rezultateve të nxënësve”, ka thënë Musa.

Drejtoria e Arsimit në Gjilan,të gjithë nxënësve që perfunduan arsimin e mesëm të ulët ju uron sukses dhe i mirëpret me dyer të hapura regjistrimin e tyre në Shkollat e Arsimit të Mesëm të Lartë, që nga data 14,15,16 qershor 2016,koha kur bëhet regjistrimi i tyre. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.