DYLON

Semaforët që nuk ndihmojnë aspak komunikacionin (video)

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Sytrim Syla

/2L ONLINE/ – Për çdo vit, me ardhjen e bashkatdhetarëve fillon dhe shumëfishimi i veturave në komunikacion dhe jashtë tij, gjë e cila po e vështirëson mjaftë shumë lëvizjen e qytetarëve. E për këtë, unë si shumica e qytetarëve të Gjilanit, realizimin e projektit për sinjalizimet vertikale me padurim e kemi pritur. Duke shpresuar që ky projekt do të mund të stabilizonte gjendjen e parvjetshme në komunikacion. Por, tash e dy vite nga ky realizim të priturat tona sa shkojnë e zbehen.

EkoHigjiena

Sinjalizimi vertikal i vetëm i vendosur në komunën tonë, tek qendra e qytetit sikur ka kaluar kohë e gjatë e nuk janë testuar nga profesionistë, sepse po të ishte e kundërta e kësaj, nuk do të përballeshim me gjendjen e tanishme të tyre. Sa i përket programimit të këtyre semaforëve, konkretisht në korsin e rrugës “Adem Jashari” që vie nga shkollat e mesme për te semaforët, 64 sekonda i janë dedikuar ndalimit të veturave, 4 sekonda të tjerë përgatitje për nisje ndërsa vetëm 18 sekonda kalim i lirë, e kjo e fundit aspak nuk është e kënaqshme kur dihet që gjatë këtyre muajve të verës dëshirojmë që angazhimet t’i përfundojmë në kohë sa më të shkurtër sepse temperaturat e larta nuk do mund t’i përballojmë duke pritur aq gjatë rrugëve të qytetit për shkak sinjalizimeve në rrugë dhe koordinimit, shofer- këmbësor.

Por nëse do të rikonstruktoheshin numërimet e ndalesave apo të lëvizjes së lirë në semaforin, i cili rregullon dendësinë e veturave në rrugën “Adbullah Tahiri” që vie nga ambulanca për te semafori atëherë shoferët do të shpëtonin nga nervozizmi dhe buria e veturave mbrapa, ku fundi i kolonës nuk mund të shihet me sy të lirë. E ndoshta në teori numërimi mbrapshtë i sekondave është në rregull, por në realitet ku këtë praktikë po e bëjmë ne, qytetarët, nuk lë aspak për t’u dëshiruar.

Përkundrazi, është për të ardhur keq që në vend që semaforët të jenë ndihmesë në këtë drejtim ata vetëm sa po e vështirojnë komunikacionin. Prandaj, rekomandimi im për zgjidhjen e këtij problem është që sa më parë të bëhet rishikimi i programimit të semaforëve për ndalesë tek veturat dhe këmbësorët. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.