Selvije Bahtiri nga tani do të jetë pjesë e Klubit të Volejbollit KV Drita nga Gjilani, njoftojnë drejtuesit e klubit, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.
Ja postimi i plotë:
Selvije BAHTIRI nga tani te KV DRITA
Një ndër lojtaret më të talentuara të Kosovës i bashkohet Dritës.
Selvije Bahtiri ecila tani është 18 vjeçare firmos për 3 vitet e ardhshme me KV DRITA.
Selvija karrierrën si lojtare e filloj te KV Llapi nga Podujeva në moshën 15 vjeqare, ku shumë shpejt tregoj talentin e saj dhe mori vëmendjen e shumë trajnerëve.
Selvija vitin që lamë mbas udhëhoqi KV Llapin drejt pozitës së 1-rë ne Ligën e 1-rë, duke qenë gjithmon lidere dhe një ndër më meritoret e suksesit te KV Llapi.
Selvija talentin e saj e tregoj edhe në Kombëtaren e Kosovës U19 në kualifikime për kampionatin Evropian duke qenë një nga të ftuarat e pa kokurrencë ne pozitën e vet dhe gjithmonë faktore dhe titullare në ndeshjet e Kosovës U19.
Vitet e ardhshme Selvije Bahtiri do të pjesë e projektit të KV Drita rreth ndërtimit të një ekipi që do synojë fitore edhe garat Evropiane.
Mire se vjen në Familjen Drita Selvije.