Selver Xhelili: Vetëm me PDK-në vjen ndryshimi që i duhet Kosovës
Selver Xhelili i cili tashmë ka bërë me dije se në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jetë sërish në garë për deputet, ka kërkuar mbështetjen qytetare për PDK-në, për kryeministrin në ardhje Bedri Hamza, si dhe për kandidaturën e tij.
“Anamorava këtë herë duhet ta kuptojë një fakt të rëndësishëm: PDK është forca politike më e madhe dhe më e organizuar në vend, dhe pikërisht kur ngrihet Anamorava, ngritet edhe PDK-ja e me të, vjen ndryshimi që i duhet Kosovës”, ka thënë Xhelili.
Prandaj, thotë ai, ky rajon duhet të sigurojë reprezentim të denjë në Kuvend, me deputetë të aftë, të zëshëm dhe me kuadër të vërtetë që e njohin terrenin, sfidat dhe prioritetet e Anamoravës.
Xheli li ka dhenë disa arsye pse Anamorava duhet ta votojë PDK-në.
“Anamorava duhet ta votojë PDk-në, sepse PDK ka kapacitetin dhe kuadrin profesional që ta çojë përpara zhvillimin e rajonit, sepse vetëm një parti e fortë dhe e organizuar mund të garantojë investime, projekte dhe zhvillim të balansuar për komunat e Anamoravës, sepse PDK ka dëshmuar se kur merr përgjegjësi, punon me rezultate dhe Anamorava ka nevojë pikërisht për rezultate, jo premtime boshe, sepse deputetët e PDK-së nga ky rajon kanë potencialin të jenë zëri i fuqishëm që Anamorava e ka munguar në këto vite”, ka thënë Selver Xhelili.
Ai shtoi se nëse Anamorava ngritët, atëherë ngritët edhe Kosova.
“Nëse Anamorava voton PDK-në ndryshimi bëhet i pashmangshëm”, ka thënë Selver Xhelili, që do të jetë kandidat për deputet i |PDK-së, në zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen më 28 dhjetor. /2LONLINE/
