DYLON

Selver Xhelili takon njerëz të afërt të Donald Trump

Selver Xhelili takon njerëz të afërt të Donald Trump
Avatar photo Redaksia

Selver Xhelili, kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës

Sot, në këto orë të hershme të mëngjesit – me orë tjetër në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë, takova njerëzit e afërt të Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ia dorëzova dy librat e Nusret Pllanës, me shpresën që në zyrën më të fuqishme të botës, të jenë humbjet, sakrificat e vuajtjet e dokumentuara të popullit shqiptar për çlirim dhe liri nga regjimi serb.

Gjithashtu, shpreha dëshirën e lirimit sa më të parë të udhëheqësve të çlirimit e lirisë së Kosovës, që mbahen padrejtësisht në Hagë. Edhe pak po e presim inaugurimin e njeriut më të fuqishëm në planet dhe aleatit jetik për pavarësinë e sovranitetin e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.