DYLON

Selver Xhelili premton përkrahje për biznese

Selver Xhelili premton përkrahje për biznese
Avatar photo Redaksia

Selver Xhelili, kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës – 83

Gjatë fushatës, si kandidat për deputet nga PDK-ja, pata mundësinë të vizitoj këto ditë, shumë biznese të ndryshme, në Gjilan e Ferizaj, duke dashur të njihesha me sfidat e biznesit dhe nevojat që kanë. Edhe pse kam një përvojë të gjatë si biznesmen, këto takime më dhanë mundësinë të dëgjoja drejtpërdrejt nga njerëzit që udhëheqin këto biznese, për pengesat që ata hasin dhe për nevojën e një mbështetjeje më të madhe nga politika.

Si një person që e njeh mirë dinamikën e biznesit, e di se sa e rëndësishme është që të krijohet një ambient i favorshëm për investime dhe zhvillim. Në çdo takim, kam dëgjuar shqetësimet e tyre se si ishin këto katër vjet, me aq shumë vështirësi. Më pas, kam diskutuar për programin e PDK-së dhe angazhimet që kam për të mbështetur bizneset, për të lehtësuar procedurat administrative dhe për të krijuar kushte më të mira për të rritur konkurrueshmërinë e ekonomisë sonë. Nga takimet, dëgjova vlerësimin e lartë që kanë bizneset, për premtimin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamzës, për pagesën e TVSH-së jo në kufi, por kur të shitet malli. Bizneset ishin mjaft shpresëdhënëse që Kosova do të udhëhiqet nga një ekonomist i dëshmuar, si Bedri Hamza.

Si kandidat, jam i bindur se politika duhet të jetë një aleat i fuqishëm për bizneset, e jo t’i luftojë ato, dhe unë do të angazhohem që të krijoj mundësi dhe mbështetje konkrete për zhvillimin e biznesit në çdo nivel.

Vizitat në biznese janë një përvojë dhe mësim për çdo kandidat, dhe unë kam marrë një energji të re dhe një perspektivë më të gjerë për sfidat dhe mundësitë që mund të sjellim së bashku. Uroj që të vazhdojmë këtë rrugë të bashkëpunimit, për një të zhvillim më të qëndrueshëm të sektorit privat, eksportit, përkrahjen e prodhuesit vendor, lehtësimin e të bërit biznes etj.