“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës Lindore, respektivisht Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, se ky është një moment historik për t’u bashkuar. Le të dërgojmë zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Selver Xhelili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Xhelili, që do të jetë edhe kandidat për deputet, i këtij subjekti politik, në zgjedhjet nacionale të shkurtit të 2025, ka thënë se për aq shumë vjet atyre që qytetarët e Kosovës Lindore ua besuan votën, nuk i mbështetën interesat e tyre.
“Ju keni shumë halle, nuk jeni të pajisur me dokumentacionet e nevojshme. Kërkoj që të gjithë të bashkoheni dhe të keni sigurinë se, për 4 vjetët e ardhshme, do të jem një zë i fuqishëm për ju në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Selver Xhelili. /2LONLINE/