(2L ONLINE) – KF Drita ka zgjedhur kryetarin e saj. Ai është Selver Xhelili. Para ndeshjes me Besën, Bordi i Klubit e ka prezantuar, para lojtarëve, kryetarin e ri të klubit Selver Xhelilin, i cili iu është drejtuar lojtarëve duke u premtuar atyre angazhimin e tij, si kryetar klubi, për të sjellë në binarë të duhur këtë klub. Ai po ashtu u ka premtuar atyre që asnjë cent nuk do të ju mbeten borxh.
Xhelili ua ka bërë të ditur se është zgjedhur në këtë pozitë dhe të gjitha obligimeve do të ju përgjigjen me përpikëri. Ai ka premtuar se të shtunën e kësaj jave do të shlyejnë disa obligime që ka klubi ndaj lojtarëve ose eventualisht deri me 15 tetor.
Përndryshe Xhelili tha për Portalin 2L ONLINE. se synimet e tija janë që klubi të kthehet në binarë të duhur, të jetë në mesin e më të mirëve këtë sezon ndërsa për sezonin tjetër premtohen edhe përforcime që do të rrisin po ashtu edhe apetitet e këtij klubi që bënë gara në Raiffeisen Superligë.
“Tani “Drita” do të jetë në rrugë të mirë dhe se do të vijnë ditë të mira edhe për këtë klub”, ka thënë Xhelili.
Rikujtojmë se Xhelili deri tani ka patur pozitën e nënkryetarit dhe se bashku me nënkryetarin tjetër Adnan Osmani për disa jave kane udhëhequr klubin, pas tërheqjes të ish kryetarit të këtij Klubi, Islam Rashitit.
Ndryshe, në Klub thonë se Xhelili i ka përgjegjësit e veta te cilat i ka pranuar që të gjitha, e së bashku me disa donatorë qe ka mbrapa do të jetë në kontakt me bordin e klubit dhe për synim ka ngjalljen e këtij klubi që nuk po i ecën si duhet në këtë Kampionat.
Përndryshe, KF Drita nuk është duke treguar rezultate të mira. Në nëntë xhiro sa janë zhvilluar deri më tani, ajo ka po aq pikë, të siguruar nga dy fitore e tre barazime, derisa ka pësuar 4 herë.
Në xhiron e fundit të luajtur ditë më parë (08 shtator) Drita barazoi me Besën para shikuesëve të saj, ndërsa më 15 tetor, KF Drita udhëton për në kryeqendër ku do të ballafaqohet me KF Prishtina, një lojë po ashtu e vështirë. /2L ONLINE/