/2L ONLINE/ – Partia Republikane ka mbajtur Kuvendin e saj të parë ku delegatët kanë zgjedhur kryesinë e re, e në krye të partisë kanë vënë Faton Kurti, ndërkohë që republikani gjilanas Selver Xhelili ka marrë besimin e shumicës së delegatëve për të qenë nënkryetar.
I kontaktuar nga 2L ONLINE, Selver Xhelili, që dikur mbante poste drejtorësh të drejtorive Komunale në Gjilan deh ishte edhe anëtar i Kuvendit Komunal, thotë se i falënderon të gjithë delegatët e partisë në nivel vendi që i dhanë mundësin të jetë nënkryetar i partisë.
“Kjo për mua është një përgjegjësi dhe nuk do t’i zhgënjejë por për katër vitet e ardhshme, do të jem në nivel të detyrës. Partia Republikane është një parti me energji të re e cila do jetë alternativë e vetme për të ardhmen. Kemi një planprogram të mirë i cili i jep mundësi qytetarëve të kenë një zhvillim ekonomik një jetë më të mirë andaj ne si parti do jemi një fuqi që në zgjedhjet e ardhshme të jemi pjesë Kuvendit të Republikës se Kosovës”, ka thënë Xhelili
Partia republikane është parti e cila do jetë zë i fuqishëm i qytetarëve për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve, thotë Xhelili i cili ndonëse 29 vjeç, përgjatë karrierës së tij politike ka ushtruar funksione të rëndësishme duke qenë dy herë drejtor komunal, dy herë këshilltar komunal, pastaj kryetar i unionit studentor si dhe pozita tjera. /2L ONLINE/