DYLON

Selver Xhelili, aktivitetin e tij e vazhdon tutje në Llashticë

Selver Xhelili, aktivitetin e tij e vazhdon tutje në Llashticë
Avatar photo Redaksia

Selver Xhelili, kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit tha se nga fshati në fshat, takim pas takimi, po e dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe po e ndjejnë nga afër realitetin e tyre.

“Çdo dorështrëngim, çdo bisedë e sinqertë, çdo shqetësim i ngritur është motiv më shumë për të mos u ndalur dhe për ta çuar përpara misionin tonë politik”, ka thënë Xhelili.

Ja deklarata e tij e plotë:

Nga fshati në fshat, takim pas takimi, po e dëgjojmë zërin e qytetarëve dhe po e ndjejmë nga afër realitetin e tyre. Çdo dorështrëngim, çdo bisedë e sinqertë, çdo shqetësim i ngritur është motiv më shumë për të mos u ndalur dhe për ta çuar përpara misionin tonë politik.

Këto takime nuk janë fushatë formale, por ballafaqim me të vërtetën. Janë dëshmi se qytetarët kërkojnë politikë me përgjegjësi, përfaqësim të ndershëm dhe shtet që funksionon. Bashkë, si ekip, po ndërtojmë besim dhe po forcojmë bindjen se ndryshimi vjen vetëm me punë dhe përkushtim.

Më 28 Dhjetor, vendimi është i qartë dhe i fuqishëm.

Faleminderit fsh Llashticë

PDK – 130

Bedri Hamza 1

Selver Xhelili 83