Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka thënë se vazhdimi i vendeve të rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës e pamundëson realizimin e bashkëjetesës në vend.
Sipas tij, një gjë e tillë është pengesë për demokracinë dhe stagnon zhvillimin e Republikës së Kosovës.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Selimi ka vlerësuar se vendet e rezervuara shkaktojnë diskriminim edhe të qytetarët. Sipas tij, kjo nuk përbën thjesht një padrejtësi brenda parlamentit dhe institucioneve përfaqësuese, por i bënë të pabarabartë edhe votuesit, të cilët dallojnë nga njëri-tjetri në vartësi të etnitetit që kanë. Përshkallëzimi i padrejtësisë deri në këtë shkallë e bën të pamundshëm demokracinë, por edhe bashkëjetesën.