(2L ONLINE) – Musa Selimi do të jetë trajner i ri i KF Gjilanit. Ai ka marr drejtimin e Klubit të Futbollit KF Gjilani dhe me të synon të kthehet në Superligë. “U ktheva në Klubin tim, aty ku kam filluar karrierën si trajner dhe ku kam pasur suksese duke arrit rezultate të mira”, ka thënë Selimi për Portalin 2L ONLINE.
Ai thotë se është kthyer në pozitën e trajnerit të këtij klubi gjilanas që bashkë me lojtarët, me kryesinë shumë serioze që e ka ky Klub, ta kthejnë KF Gjilanin në rang më të lartë, sepse e meriton ngase është një klub mirë i organizuar.
“Me ushtrime do të fillojmë shumë shpejtë, brenda katër apo pesë dite. Besoj shumë se me fondin e lojtarëve që i kam në disponim dhe me disa përforcime që mendojmë t’i sjellim në disa pozita ku ka pas pak dobësi, kemi me qenë ekip serioz dhe do dëshmojmë këtë edhe me rezultate”, ka thënë timonieri i ri i KF Gjilanit, Musa Selimi.
Trajner i Gjilanit ka arritur marrëveshje njëvjeçare me KF Gjilani dhe se, sipas tij, krejt ideja është që të formojnë një ekip që do luaj edhe futboll të bukur edhe do të ketë rezultate dhe po ashtu t’i kënaqin tifozerinë “Skifterat”, publikun e flaktë të kësaj skuadre, për të cilën, Selimi thotë se ka respekt të madh dhe pret përkrahje të madhe nga ta.
Ndryshe, Selimi është trajner me përvojë që e ka dëshmuar këtë edhe në drejtimin e mehërshëm të Gjilanit por edhe të disa klubeve tjera kosovare. Andaj gjilanasit, adhuruesit e KF Gjilanit, e kanë mirëprit kthimin e tij në klubin gjilanas dhe besojnë në rezultate të mira që do të vijnë për KF Gjilanit me trajner Musa Selimin./2L ONLINE/
foto: FOTO FARI