Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, priti sot në një takim pune shefin e seksionit të operacioneve në NATO, Michel Soula.
Zëvendësministri Selimi e falënderoi mysafirin e tij për kontributin e çmuar të NATO-s për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë. Ai e njoftoi atë mbi zhvillimet e fundit dhe progresin e arritur në Kosovë.
Veç thellimit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, Selimi dhe Soula diskutuan edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë në vend dhe rajon, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, por edhe për çështje të tjera politike me rëndësi për Kosovën.
Shefi i seksionit të operacioneve në NATO, Michel Soula, u shpreh se NATO mbetet e përkushtuar që të mbështes Kosovën në konsolidimin e mëtejmë të stabilitetit dhe të sigurisë.