DYLON

Selimi priti koordinatorin e SECI, Erhard Busek

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, priti në një takim koordinatorin e Nismës për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SECI) dhe drejtuesin e Institutit për Rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore, Erhard Busek.

Zëvendësministri Selimi e njoftoi ish-koordinatorin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore mbi zhvillimet e fundit në fushën e politikës së jashtme të Kosovës me theks të posaçëm në arritjet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, avancimin e raporteve ndërfqinjësore përmes projekteve të ndryshme, e veçanërisht në infrastrukturë dhe energji, por edhe rreth rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s.

EkoHigjiena

Koordinatori i SECI-t, Busek, e përgëzoi zëvendësministrin Selimi për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Selimi dhe Busek diskutuan mundësitë për jetësimin e projekteve të ndryshme në fushën e fuqizimit të të rinjve kosovarë si pjesëmarrës dhe vendimmarrës në proceset demokratike në vend, por edhe shkëmbimet kulturore dhe vizitat në mes të rinjve kosovarë e atyre evropianë si dhe krijimi i fondeve në mbështetje të aktiviteteve kulturore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.